image Voziti jashtë normës së caktuar, Policia e dënon 25-vjeçarin me 500 euro dhe një vit heqje të patentë shoferit

Siguri

Voziti jashtë normës së caktuar, Policia e dënon 25-vjeçarin me 500 euro dhe një vit heqje të patentë shoferit

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme (e dielë) ka shqiptuar një gjobë ndaj një 25-vjeçari për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.

Sipas Policisë, shoferi zhvilloi shpejtësi 131 km/h në zonën e kufizimit ku duhej të ishte 50 km/h.

Si rrjedhojë e kësaj, Policia i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro dhe një (1) vit masë mbrojtëse (heqje e patentë shoferit).

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.

/GazetaSinjali/