image Vozitësi hyn në tejkalim në vijë të plotë "në sy" të policisë, rrezikon pjesëmarrësit në trafik

Sinjalizime

Vozitësi hyn në tejkalim në vijë të plotë “në sy” të policisë, rrezikon pjesëmarrësit në trafik

news image

Nuk janë të rralla rastet kur në Kosovë nuk respektohen rregullat e trafikut. Sipas Policisë së Kosovës, vetëm gjatë 24 orëve janë shqiptuar 1 mijë e 266 tiketa trafiku për shkelje të rregullave të komunikacionit, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë i shkeljes së këtyre rregullave, madje edhe rrezikimit të pjesëmarrësve në trafik ka ndodhur dje rreth orës 12:46 në rrugën Gjilan – Prishtinë, në afërsi të Liqenit të Badovcit.

Madje, në videon e dërguar nga një sinjalizues shihet se ky rast ka ndodhur në “sytë” e Policisë së Kosovës, vetura e të cilëve ishte pas veturës që rrezikoi pjesëmarrësit në komunikacion.

Kjo veturë shihet teksa tejkalon një kamion në vijë të plotë dhe gati sa nuk përplaset me veturën e sinjalizuesit./Gazeta Sinjali/