Nuk janë të rralla rastet kur në Kosovë nuk respektohen rregullat e trafikut. Sipas Policisë së Kosovës, vetëm gjatë 24 orëve janë shqiptuar 1 mijë e 266 tiketa trafiku për shkelje të rregullave të komunikacionit, shkruan Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë i shkeljes së këtyre rregullave, madje edhe rrezikimit të pjesëmarrësve në trafik ka ndodhur dje rreth orës 12:46 në rrugën Gjilan – Prishtinë, në afërsi të Liqenit të Badovcit.
Madje, në videon e dërguar nga një sinjalizues shihet se ky rast ka ndodhur në “sytë” e Policisë së Kosovës, vetura e të cilëve ishte pas veturës që rrezikoi pjesëmarrësit në komunikacion.
Kjo veturë shihet teksa tejkalon një kamion në vijë të plotë dhe gati sa nuk përplaset me veturën e sinjalizuesit./Gazeta Sinjali/