image Vozitësi bën tejkalim në vijë të plotë, rrezikon pjesëmarrësit në trafik (VIDEO)

Sinjalizime

Vozitësi bën tejkalim në vijë të plotë, rrezikon pjesëmarrësit në trafik (VIDEO)

news image

Nuk janë të rralla rastet kur në Kosovë nuk respektohen rregullat e trafikut dhe rrezikohet jeta e qytetarëve.

Një rast i tillë i shkeljes së këtyre rregullave, madje edhe rrezikimit të pjesëmarrësve në trafik ka ndodhur sot rreth orës 14:10 në magjistralen Prizren-Gjakovë, më saktësisht në dalje të Prizrenit.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Gazetës Sinjali videon ku shihet një shofer i cili në mënyrë që të shmang kolonën, tejkalon në vijë të plotë, duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit e tjerë.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. /GazetaSinjali/