Nuk janë të rralla rastet kur në Kosovë nuk respektohen rregullat e trafikut dhe rrezikohet jeta e qytetarëve.
Një rast i tillë i shkeljes së këtyre rregullave, madje edhe rrezikimit të pjesëmarrësve në trafik ka ndodhur sot rreth orës 14:10 në magjistralen Prizren-Gjakovë, më saktësisht në dalje të Prizrenit.
Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Gazetës Sinjali videon ku shihet një shofer i cili në mënyrë që të shmang kolonën, tejkalon në vijë të plotë, duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit e tjerë.
Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. /GazetaSinjali/