Edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka dalur për ta kryer obligimin qytetar të zgjedhjes.
Ai është shoqëruar nga gruaja e tij, Lumnije Thaçi, derisa ka votuar në shkollën “Faik Konica” në kryeqytet, shkruan Gazeta Sinjali.
Derisa komisioneri orvatej ta gjente emrin e presidentit në listën e votuesve, ai e ka kthyer listën nga vetja dhe e ka gjetur vetë emrin e tij.
Pas votimit, Thaçi i ka uruar qytetarët e Kosovës, duke i inkurajuar ata të votojnë.
“Dëshiroj t’i uroj qytetarët e Kosovës në këtë ditë të rëndësishme. Ndërkohë i ftoj të votojnë për të veten e tyre, të ardhmen e tyre, për të ardhmen e tyre, për një jetë të mirë. Urime të gjithëve”, ka thënë Thaë para gazetarëve. /Gazeta Sinjali/