Përderisa sot po mbahen zgjedhjet lokale ku qytetarët po votojnë për të zgjedhur kryetarët e ardhshëm të komunës, ka votuar edhe kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se sipas të gjitha gjasave ai do të dorëzoj mandatin në dhjetor.
“Suksese të gjithë kandidatëve sot! Ndjenjë ndryshe me votu pa qenl kandidat. Megjithatë votë tepër me rëndësi për mua se kujt do të ja dorëzoj mandatin sipas të gjitha gjasave në dhjetor!“,ka shkruar Ahmeti./GazetaSinjali/