Të burgosurit në burgun e Lipjanit kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre qytetare për të votuar.
Të drejtë vote në këtë qendër kanë 29 të burgosur, nga ta 10 të rritur dhe 9 të mitur.
Mbikëqyrësi i zgjedhjeve në këtë qendër korrektuese, Mentor Mehmeti, ka thënë se materialet në këtë qendër kanë arritur me kohë.
“Si çdo vend në Kosovë edhe në qendrën korrektuese po zhvillohen zgjedhjet. Materialet kanë ardhë me kohë”, ka thënë Mehmeti.
“Kjo është e drejtë e tyre me votua ose jo, nuk i imponohet, mundësinë e kanë për me votua”, ka shtuar ai.
Ndërkaq, njëri nga të burgosurit i cili e ka shfrytëzuar të drejtën e tij për votim, ka thënë se është mirë që çdo i burgosur ta shfrytëzojë këtë të drejtë.
“Kjo është hera ime e parë me zgjedh kryetarin e komunës e hera e dytë kështu”, ka thënë i burgosuri, raporton klankosova.
“Është mirë që çdo i burgosur me ushtrua të drejtën e tij qytetare, pse mos me shfrytëzua. Mos me na mbet pikë, merak, pasi s’jemi shumë gjatë këtu edhe mundemi me pa punën e tij. Të mirat që i bën ose të këqijat shihen”, është shprehur ai.
Ai shtoi se kanë edhe televizor nga ku mund edhe t’i ndjekin rezultatet e kësaj gare zgjedhore./GazetaSinjali/