image Votimi në përfaqësi diplomatike, KQZ: Lejohen edhe dokumentet e skaduara

Zgjedhjet 2026

Votimi në përfaqësi diplomatike, KQZ: Lejohen edhe dokumentet e skaduara

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në votimin në përfaqësi diplomatike që do të mbahet më 6 qershor 2026, qytetarëve u lejohet votimi me letërnjoftim, pasaportë ose leje vozitjeje të Republikës së Kosovës – lejohen edhe dokumentet me afat të skaduar.

Sipas njoftimit, qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit dhe janë regjistruar me sukses për votim në përfaqësi diplomatike mund të votojnë.

Votimi zhvillohet nga ora 07:00 deri në 19:00, sipas orës lokale të shtetit përkatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/