image "Vota jonë është fuqia jonë'', ambasadorja Kim u bën thirrje grave

Shqipëri

“Vota jonë është fuqia jonë”, ambasadorja Kim u bën thirrje grave

news image

Në ditën e 8 Marsit, ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim u ka bërë thirrje të gjitha grave dhe vajzave që të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit, transmeton Gazeta Sinjali.

Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane shkruan; “Në Ditën Ndërkombëtare të Grave, gratë që përfaqësojnë vendet tona si ambasadore në Shqipëri u kërkojnë të gjitha grave të votojnë – sepse është e drejta dhe e ardhmja jonë”.

Në videon e publikuar nga ambasadorja amerikane thuhet se “gratë dhe vajzat janë të lira të votojnë për kandidatin e tyre të preferuar. Vota jonë është fuqia jonë, prandaj përdoreni atë” .

/Gazeta Sinjali/