Në ditën e 8 Marsit, ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim u ka bërë thirrje të gjitha grave dhe vajzave që të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit, transmeton Gazeta Sinjali.
Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane shkruan; “Në Ditën Ndërkombëtare të Grave, gratë që përfaqësojnë vendet tona si ambasadore në Shqipëri u kërkojnë të gjitha grave të votojnë – sepse është e drejta dhe e ardhmja jonë”.
Në videon e publikuar nga ambasadorja amerikane thuhet se “gratë dhe vajzat janë të lira të votojnë për kandidatin e tyre të preferuar. Vota jonë është fuqia jonë, prandaj përdoreni atë” .
On #InternationalWomensDay, the women representing our countries as ambassadors to Albania urge all women to vote – because it’s our right & our future. #VotoZgjedhjenTende https://t.co/stjHR5kb0e
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) March 8, 2021