image Von Cramon e quan të papranueshëm votimin e Kurtit në zgjedhjet në Shqipëri

Shqipëri

Von Cramon e quan të papranueshëm votimin e Kurtit në zgjedhjet në Shqipëri

news image

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për votimin e tij në zgjedhjet në Shqipëri sot, shkruan Gazeta Sinjali.

Von Cramon ka thënë se nuk e kupton se si në Kosovë ankohen për ndërhyrje të Serbisë e në anën tjetër kryeministri i Kosovës madje voton në një shtet fqinj.

“Nuk mund ta kuptojë gjithë këtë. Në njërën anë të gjithë në Kosovë ankohen për ndërhyrjen nga Serbia apo nga presidenti Aleksandar Vuçiq vet, por në anën tjetër këtu kryeministri i Kosovës edhe voton në një shtet fqinj. Nuk është e pranueshme, së paku jo për mua”, ka shkruar Von Cramon në Twitter./GazetaSinjali/