Vetura Volvo, e cila është në pronësi të “Geely Holding” të Kinës, do të ndalojë përkohësisht prodhimin në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara për pjesën e mbetur të muajit mars për shkak të një mungese globale të çipave gjysmëpërçues, ka njoftuar kompania sot.
“Ne presim që situata të bëhet kritike gjatë tremujorit të dytë dhe për këtë arsye kemi vendosur të marrim masa për të minimizuar ndikimin në prodhim ndërsa punojmë çdo ditë për të përmirësuar situatën. Vetura Volvo do të ndalojë përkohësisht prodhimin në disa prej fabrikave të saj të veturave (në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë) gjatë muajit mars”, thuhet në deklaratën e tyre.
Prodhuesi suedez i veturave ka thënë muajin e kaluar se deri më tani nuk kishte humbur vëllime për shkak të mungesës së çipit, por shtoi se ekzistonte një rrezik i madh që mund të ndodhte gjatë tremujorit të parë.
Mungesa e çipave ka goditur prodhuesit e veturave në mbarë botën dhe rrjedh nga një bashkim faktorësh ndërsa prodhuesit e veturave konkurrojnë me industrinë e elektronikës të konsumit për furnizimet me çipa. /Gazeta Sinjali/