image Vogëlushi rus lindi pa sy… Birësohet foshnja që u braktis nga prindërit

Shëndetësi

Vogëlushi rus lindi pa sy… Birësohet foshnja që u braktis nga prindërit

news image

“I lindur pa sy, por është një fëmijë shumë i shëndetshëm”- kështu e kanë përshkruar gjendjen e një vogëlushi 8-muajsh disa mjekë në Rusi.

Djali u braktis nga familja kur ishte ende i porsalindur dhe u dërgua në një qendër birësimi për fëmijët në Rusi. Kjo qendër kishte dy muaj që kishte nxjerrë njoftimin për vogëlushin dhe për ta birësuar atë kanë vërshuar një mori kërkesash.

Por më në fund vogëlushi ka gjetur një strehë të re, të mbushur me shumë ngrohtësi dhe lumturi për të. Mamaja biologjike e vogëlushit nuk mundej dot të kujdesej për të ndaj dhe e braktisi. Ajo u njoh me rastin e rrallë të foshnjës ende kur ishte ende shtatzënë.

Vogëlushi i pagëzuar së fundmi me emrin Sasha vuan nga një formë ekstreme e sindromës së rrallë e njohur si anophathalmisë SOX2, dhe lindi pa sy, por mjekët shprehen që përpos kësaj vogëlushi është një fëmijë mjaft i shëndetshëm.

Rasti i Sashas është aq i rrallë sa që deri më tani raste të njohura në të gjithë botën numërohen vetëm 3 të tilla./ Gazeta Sinjali/