image Kaq foshnje lindën në Gjakovë gjatë muajit prill, më shumë vajza

Kosovë

Shëndetësi/ Kaq foshnje lindën në Gjakovë gjatë muajit prill, më shumë vajza

news image

Gjatë muajit prill në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë janë hospitalizuar 619 pacientë, ku prej tyre 46 në Kirurgji, 28 në Ortopedi, 8 në Urologji, 216 në Gjinekologji, 127 në Neonatologji, 13 në Pediatri, 59 në Interno, 24 në Infektiv, 19 në Neurologji, 4 në Psikiatri, 25 në Pulmologji, 14 në Kujdes Intenziv dhe 36 në Njësinë Koronare.

Po ashtu, në raportin për muajin prill të këtij institucioni shëndetësor thuhet se janë kryer 81 operacione, ku 17 kanë qenë Kirurgjike, 18 operacione Ortopedike dhe 46 operacione Gjinekologjike.

Gjatë prillit kanë lindur 135 foshnje, prej tyre 64 djem e 71 vajza, prej të cilave 40 kanë qenë lindje me prerje cezariane.

Sa i përket shërbimeve ambulantore thuhet se vizita mjekësore kanë qenë 3231, 421 shërbime në Ro-Kabinet dhe 65 CT-ja. Numri i pacientëve që kanë marrë shërbime në Laborator ka qenë 826.

Po ashtu, në repartin e Hemodializës janë kryer gjithsej 942 shërbime të dializës. Prej tyre 838 të Komunës së Gjakovës dhe 104 nga jashtë Kosovës./Gazeta Sinjali/