image Pas lindjes së djalit, Arbana mori dhuratë të veçantë nga Eduarti

Bota e Yjeve

Pas lindjes së djalit, Arbana mori dhuratë të veçantë nga Eduarti

news image

Ka disa ditë që Arbana Osmani solli në jetë djalin e saj me partnerin, Eduart Grishaj.

Vogëlushin e pagëzuan me një emër të veçantë, Dielli.

Urimet, vërshuan ashtu si edhe dhuratat. Por atë të Eduartit, moderatorja na e tregoi tani.

Ai i ka porositur dy varëse ku formohen emrat e Jonit, djalit të saj nga martesa e parë, dhe Diellit.

Regjisori goditi në shenjë me këtë dhuratë, sepse Arbanës i pëlqeu shumë. /Gazeta Sinjali/