Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook kërkon ndihmë nga qytetarët për një person të dyshuar, që me datë 12.04.2022, kishte arritur që të merr para në një bankomat, e që ato i kishin takuar një personi tjetër.
Rasti është raportuar me datë 26.05.2022 në Stacionin Policor në Pejë.
Policia njofton se edhe pas shikimit të kamerave nuk kanë arritur që të identifikojnë personin e dyshuar, prandaj me autorizim të Prokurorisë së shtetit, janë publikuar fotografitë e personit të dyshuar.