image Vodhi laptopë dhe telefona, arrestohet 23-vjeçari në Mitrovicë

Siguri

Vodhi laptopë dhe telefona, arrestohet 23-vjeçari në Mitrovicë

news image

Një person është arrestuar gjatë ditës së sotme në Mitrovicë pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se i arrestuari K.I. 23-vjeçar, dyshohet se gjatë natës së 1 gushtit në një shtëpi private në rrugën “Ferat Dragaj” në Mitrovicë ka vjedhur dy laptop, katër telefona mobil dhe gjësende tjera.

Policia ka arritur që t’i gjejë dhe t’i sekuestroj në cilësinë e provave gjësendet e e vjedhura.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/Gazeta Sinjali/