Mbrëmë në rrugën Ukshin Hoti në Prishtinë, është raportuar se një person i panjohur ka hyrë me forcë në një lokal, me qëllimin për të vjedhur kasafortën që gjendej brenda, shkruan Gazeta Sinjali.
I dyshuari përveç se kishte planifikuar që të kryente veprën penale të vjedhjes, i njëjti ishte duke vepruar në kundërshtim me rregullat e përcaktuara për shkak të pandemisë, sepse koha kur ai hyri në lokal ishte 19:50, e siç dihet që nga ora 19:00 ndalohet lëvizja e lirë e qytetarëve.
Brenda kasafortës që i dyshuari vodhi gjendeshin 1978 euro, mirëpo për fatin e mirë të pronarit, ai nuk arriti që të shkojë larg me to, sepse për pak kohë u arrestua nga Policia e Kosovës.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.