Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në Lipjan, ku një person ka raportuar se disa persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç njofton Policia, në shtëpinë e të dyshuarit janë vjedhë tetë telefona të ndryshëm dhe stoli ari.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, ndërsa është informuar edhe prokurori.