image Vodhën pajisje në vlerë të 150 mijë eurove, zbulohet se kush janë hajnat e arrestuar në Lipjan

Siguri

Vodhën pajisje në vlerë të 150 mijë eurove, zbulohet se kush janë hajnat e arrestuar në Lipjan

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur në një punëtori në Janjevë të Lipjanit, ku janë “avulluar” pajisje që kapin vlerën e rreth 150 mijë eurove. Gjashtë persona janë arrestuar në lidhje me këtë rast, tre prej të cilëve dyshohet se kanë kryer këtë vepër në bashkëkryerje. 

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se tre personat  e ndaluar për vjedhje janë Qlirim Bytyqin (19-vjeçar), Enis Emirin (20-vjeçar), Premtim Gajtani (25-vjeçar), Ardian Hajdari (20-vjeçar) dhe Kastriot Shabani (22-vjeçar).

Ata po dyshohet se kanë vjedhur pajisjet dhe gjësendet e tjera nga punëtoria për përpunimin e plastikës, mëngjesin e së dielës, një pjesë të të cilave më pas i k marrë i dyshuari tjetër Xhevat Pacolli.

Pacolli, bashkë me dy të dyshuarit e tjerë Shabani dhe Hajdari janë lënë të lirë nga Prokurori i Shtetit, teksa tre të dyshuarit kryesorë janë ndaluar për 48 orë.

Identifikimi dhe kapja e të dyshuarve erdhi pasi pronari e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka raportuar se hajnat  kanë depërtuar brenda me forcë, prej kur kanë marrë pjesë të makinave, kabllo, pajisje për ngrohje e trafo.

Të gjitha gjësendet e vjedhura janë gjetur dhe sekuestruar, ndërsa ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti për “vjedhje të rëndë”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/