image Vodhën nën kërcënimin e thikës, më pas i kërkuan falje pronarit

Kosovë

Siguri/ Vodhën nën kërcënimin e thikës, më pas i kërkuan falje pronarit

news image

Policia e Kosovës njofton se një vjedhje nën kërcënimin e thikës ka ndodhur mbrëmjen e 1 marsit, rreth orës 19:45, në rrugën e “Dragomanit” në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, dy persona të dyshuar kishin hyrë në një lokal ku kishin marrë dy pako cigare dhe nuk i kishin paguar duke kërcënuar pronarin me thikë.

Më pas, pronari kishte raporuar në polici se, dy të dyshuarit kishin shkuar për t’i kërkuar falje atij, me preteksin se kanë qenë nën ndikimin e alkoolit.

Me urdhër të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/