image Vlorë, plagos me armë një vajzë dhe hedh një granatë në lokal

Siguri

Vlorë, plagos me armë një vajzë dhe hedh një granatë në lokal

news image

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur qytetin e Vlorës mesditën e kësaj të shtune, ku një vajzë 20-vjeçare ka mbetur e plagosur. 20-vjeçarja K.Z, lindur në Berat, studente në Vlorë, raportohet se është qëlluar me armë zjarri nga Fadil Nikaj, 30 vjeç, banues në Shkodër.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:05, në vendin e quajtur “Bar Cacai”, lagjia “28 Nëntori”. Falë ndërhyrjes së policisë mësohet se 30-vjeçari është arrestuar.

Sikur të mos mjaftonte plagosja e vajzës, i riu nga Shkodra ka hedhur edhe një granatë në ambientet e lokalit ku debatoi me 20-vjeçaren. Ndërkohë policia atij i ka gjetur në një çantë një granatë të dytë. /GazetaSinjali/