Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, i ka larguar kontenjerët të cilët ishin vendosur afër shtatores së Ibrahim Rugovës në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.
Këtë e bëri të ditur vetë deputetja përmes një postimi në Facbook.
“Presidenti Historik Dr.Ibrahim Rugova, nuk meriton kontenjerë mbeturinash në kryeqytet, sidomos afër shtatores së tij. Tani nuk ekzistojnë më”, ka shkruar Dumoshi. /Gazeta Sinjali/