image Ambasadori amerikan bën homazhe te shtatorja e Rugovës: Ndiej se duhet ta bëj, pata nderin ta njoh në Rambuje

Politikë

Ambasadori amerikan bën homazhe te shtatorja e Rugovës: Ndiej se duhet ta bëj, pata nderin ta njoh në Rambuje

news image

Në ditën e parë si përfaqësues diplomatik i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, ambasadori i ri amerikan, Jeff Hovenier ka zgjedhur të bëjë homazhe te shtatorja e presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ambasadori Hovenier, para se të dalë nga Presidenca ku shkoi për t’i dorëzuar letrat kredenciale te presidentja Vjosa Osmani, tha se ndien që duhet të bëjë homazhe te shtatorja e Rugovës.

“Tani kur të dalim jashtë, desha që të bëj homazhe te statuja e presidentit Rugova dhe kam ndier se ky është veprim që si ambasador i ShBA-së duhet ta bëjë për këtë personalitet në historinë e Kosovës”, tha Hovenier.

Ambasadori Hovenier e falenderoi presidenten e vendit në gjuhën shqipe, derisa tha “Kam nderin të jem këtu për ta njohur kontributin dhe historinë e presidentit Rugova.”

Hovenier tha se beson se është shumë e rëndësishme që ta kujtojë dhe nderojë presidentin Rugova në ditën e tij të punës si ambasador në Prishtinë.

Paraprakisht, presidentja Osmani tha se Rugova diti të ndërtojë miqësi të sinqerta e të forta, të cilat i kanë rezistuar kohës./GazetaSinjali/