image Në Spitalin e Pejës zbulohet shtatorja e heroinës, Myrvete Maksutaj

Sociale

Në Spitalin e Pejës zbulohet shtatorja e heroinës, Myrvete Maksutaj

news image

Në Spitalin Rajonal të Pejës sot është zbuluar shtatorja e heroinës, Myrvete Maksutaj.

Kjo shtatore u vendos në 23 vjetorin e saj të vdekjes.

Heroina e cila ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e humbi jetën në spitalin e Pejës derisa ishte në përballje me forcat e ushtrisë serbe.

Myrvetja ishte pjesë e brigadës së UÇK-së, “133 Adrian Krasniqi”./GazetaSinjali/