image Pas 2 dekadash nisë projekti për vendosjen e Shtatores së Adem Jasharit në Prishtinë

Sociale

Pas 2 dekadash nisë projekti për vendosjen e Shtatores së Adem Jasharit në Prishtinë

news image

Pas dy dekadash prej kur ka përfunduar lufta në Kosovë, ka nisur projekti për vendosjen e shtatores së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari në Prishtinë.

Shefi i Grupit Parlamentar të Asamblistëve të PDK-së në Prishtinë, Leotrim Retkoceri, i ka dorëzuar kryetarit të ri të Prishtinës, Përparim Rama, propozimin për nisjen e procedurave për realizimin e projektit.

“Ka më shumë se dy dekada që në Prishtinë mungon shtatorja e komandatit legjendar, Adem Jashari. Duke dashur që kësaj pritje t’i japim fund, Grupi i Asambleistëve të PDK-së në koordinim me nënkryetaren Donjeta Sahatçiu ka marrë iniciativë për ta përshpejtuar këtë projekt kombëtar”.

“Pritjes së madhe po i vjen fundi. Bac, Prishtina të pret!”, ka thënë Retkoceri përmes njoftimit në faqen e tij në Facebook.

Propozimin e PDK-së për këtë projekt po e mbështetë edhe parteneri i koalicionit në kryeqytet, LDK-ja.

/GazetaSinjali/