Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e nënës së ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
“Nëna Ajshe Veseli na paska lënë sot. Ngushëllime familjes dhe miqve. Pusho në paqe”, ka shkruar Çitaku.
Sot në moshën 93-vjeçare ka vdekur, nëna e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Ajshe Veseli.
Ajo do të varroset sot në fshatin Broboniq të Mitrovicës.
Lajmi është bërë i ditur nga një familjar i Veselit.
Ndërkohë me 7 korrik të vitit të kaluar ka vdekur edhe Fazli Veseli, babai i Kadri Veselit./GazetaSinjali/