image Vlora Çitaku i pyet gazetarët me shaka “a mujtët me ardhë rrugëve njëkahëshe”

Politikë

Vlora Çitaku i pyet gazetarët me shaka “a mujtët me ardhë rrugëve njëkahëshe”

news image

Nënkryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku e Uran Ismaili mbajtën një konferencë për media lidhur me skandalin financiar në të cilin është përmendur ambasadori Martin Berishaj për të cilin kërkuan që të shkarkohet nga kryeministri Kurti e Presidentja Osmani

Në fund të konferencës nënkryetarja i pyeti gazetarët me shaka se a e patën të vështirë të arrijnë në zyrat e PDK-së pasi kryetari i Prishtinës Përparim Rama unazën kryesore të kryeqytetit e ka shndërruar në rrugë një kahëshe për fundjavë.

“A mujtët me ardhë rrugëve njëkahëshe”, i pyeti gazetarët nënkryetarja Çitaku duke buzëqeshur.

/GazetaSinjali/