Haxhi Hoti, anëtari i Nismës Socialdemokrate të shtunën publikoi një shkrim të çuditshëm për kryetarin e VV-së, Albin Kurtin.
Me anë të një postimi në Facebook, ai shkruante se lideri i VV-së, i ka dy zgjidhje, “ose ta lëshojë Kosovën, ose të vritet”
Ndaj kësaj deklaratë kanë reaguar fytyra të njohura nga politika e shoqëria civile.
Edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar duke e cituar Umberto Econ.
“Media sociale u jep të drejtën idiotëve të flasin kur dikur flisnin vetëm në bar pas një gote vere, pa dëmtuar komunitetin”, ka shkruar ajo duke cituar në anglisht shkrimtarin.
Reagimi i plotë:
Me shkas.
“Social media gives legions of idiots the right to speak when they once only spoke at a bar after a glass of wine, without harming the community” Umberto Eco