image Vladimir Petkovic zgjat kontratën me Helvetët

Futboll

Futboll/ Vladimir Petkovic zgjat kontratën me Helvetët

news image

Trajneri i Kombëtares zvicerane, Vladimir Petkovic ka zgjatur kontratën me Helvetët, që i bie se Pekovic do të jetë trajner i Shaqirit dhe Xhakës në kombëtare edhe për dy vite të ardhshme.

Kontrata e 56-vjeçarit është zgjatur deri më 31 dhjetor 2022, deri në përfundimin e Kupës së Botës në Katar.

Por, kjo kontratë mund të përfundoj në dhjetor të 2021, nëse nuk arrijnë të kualifikohen. Mirëpo, Petkovic asnjëherë nuk ka dështuar që të kualifikoj Zvicrën në Botëror ose Evropian./Gazeta Sinjali/