image Dybala e vazhdon kontratën këtë muaj, po bëhet gati për ndeshjet e mëdha

Futboll

Dybala e vazhdon kontratën këtë muaj, po bëhet gati për ndeshjet e mëdha

news image

Paulo Dybala do ta vazhdojë shumë shpejt kontratën me Juventusin.

Ish-futbollisti i Palermos do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2025, njofton mediumi italian Corriere dello Sport.

Ndërkohë, ai po ushtron rregullisht dhe objektiv i tij është që të jetë i gatshëm për ndeshjet e Juventusit kundër Romës, Zenitit e Interit, që do të luhen në harkun e shtatë ditëve.

Për Dybalan, viteve të fundit spekulohej se mund të largohej nga Torino.

Por, ai përfundimisht do t’i qëndrojë besnik ekipit bardh e zi. /Gazeta Sinjali Sporti/