image Zyrtare: Thiago Silva rinovon edhe për një vit kontratën me Chelsean

Futboll

Zyrtare: Thiago Silva rinovon edhe për një vit kontratën me Chelsean

news image

Thiago Silva ka vazhduar kontratën me Chelsean.

Mbrojtësi 37 vjeçar është kthyer në shtyllën e mbrojtjes së skuadrës së Tuchel dhe Chelsea e ka shpërblyer me kontratë të re.

Braziliani ka nënshkruar kontratë me Chelsean të vlefshme deri në përfundim të sezonit 2022/23.

Lajmin e ka komunikuar skuadra angleze përmes rrjetit social zyrtar Twitter.

/Gazeta Sinjali Sporti/