image Salah edhe më afër rinovimit me Liverpoolin

Futboll

Salah edhe më afër rinovimit me Liverpoolin

news image

Sulmuesi Mohamed Salah pritet të nënshkruajë kontratë të re me Liverpoolin, e cila do ta mbajë te ekipi anglez deri në verën e vitit 2024, transmeton Sinjali Sport.

Mediumet britanike kanë raportuar të hënën se drejtuesit e klubit tashmë i kanë ofruar Salahut kontratën me kushtet e reja, dhe marrëveshja mes palëve është pranë finalizimit.

Salah është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2017 dhe kontrata aktuale i skadon në vitin 2023. Sezonin e fundit, 29-vjeçari ka shënuar 31 gola në 51 paraqitje për Liverpoolin në të gjitha garat. /Gazeta Sinjali Sporti/