image Vjosa Osmani zyrtarisht pranon detyrën e presidentes

Politikë

Vjosa Osmani zyrtarisht pranon detyrën e presidentes

news image

Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i presidentit të vendit, Vjosa Osmani zyrtarisht është emëruar në këtë pozitë, raporton Gazeta Sinjali.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se Osmani detyrën e ka marrë nga stafi i presidencës, ndërsa në orën 17:00 do të dalë në konferencë për media.

“Në përputhje me obligimet kushtetuese, pas dorëheqjes së presidentit të vendit z. Hashim Thaçi, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, sot ka marrë zyrtarisht funksionin e u.d. të presidentes së Kosovës. Ceremonia e pranim- dorëzimit është bërë në prezencën e stafit të Presidencës dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës. U.d. e presidentes do t’i drejtohet sot qytetarëve me një adresim në orën 17:00”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/