Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani e ka përkujtuar Xhemail Mustafën në 19 vjetorin e vrasjes së tij.
Osmani tha se veprimtari Mustafa u vra për shkak se besonte në projektin e Kosovës shtet të lirë.
Ajo shtoi se Kosova nuk do të jetë plotësisht e lirë derisa vrasësit nuk janë para drejtësisë.
“19 vjet më parë, Xhemail Mustrafa u vra për shkak të bindjeve të tij politike; për shkak se besonte në LDK dhe në projektin e Kosovës shtet të lirë, të pavarur e demokratik. 19 vite pas, ata që e vranë janë akoma të lirë, ndërkaq Kosova kurrë nuk do të jetë plotësisht e lirë pa vënë para drejtësisë urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit e këtyre krimeve dhe pa u mbyllur plaga e vrasjeve të pasluftës”, ka shkruar Osmani. /Gazeta Sinjali/