image Vjosa Osmani uron qeverinë e re, thotë se në politikë është munduar ta ndjek rrugën e Ibrahim Rugovës

Politikë

Deklaratë/ Vjosa Osmani uron qeverinë e re, thotë se në politikë është munduar ta ndjek rrugën e Ibrahim Rugovës

news image

Pas votimit të qeverisë së re, ish-kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ajo nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka falënderuar qytetarët për besimin e votës së tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

“I falenderoj të gjithë qytetarët e Kosovës që kurrë nuk u ndalën se besuari se është vota e vullneti i tyre që do të bëjnë ndryshimin e madh në vendin tonë të dashur”, ka shkruar Osmani.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se në jetën politike të saj është munduar ta ndjek rrugën e Dr.Ibrahm Rugova.

“Gjithë jetën time në politikë e kam pasur një referencë: Dr. Ibrahim Rugova. Asnjëherë, pavarësisht pengesave gjatë rrugës, nuk kam reshtur së punuari që vullneti i qytetarëve të Republikës sonë të jetësohet”, ka shkruar kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.

Osmani përmes këtij postimi  ka uruar edhe qeverinë e re të Kurtit.

“Uroj Qeverinë e Republikës së Kosovës, udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti dhe gjithë kabinetin qeveritar për marrjen e detyrës dhe shpresoj që me punën e tyre do të na bëjnë të gjithëve krenarë. Do të punojmë fort dhe bashkë me njëri-tjetrin e me miqtë e Kosovës që ky vend, të jetë i denjë për të mos e braktisur kurrë”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se sot u votua Qeveria Kurti me 66 vota për dhe 10 abstenime, pas disa orësh debat nga opozita, të cilët e lëshuan sallën e Kuvendit pak para votimit të qeverisë./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/photos/a.166730523489220/1583584601803798/?type=3&theater