Vjosa Osmani nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është shprehur e bindur se së shpejti do të arrihet koalicioni mes VV-së dhe LDK-së, raporton Gazeta Sinjali.
Osmani ka thënë se LDK është e gatshme që deri në vikend të arrihet marrëveshja me VV-në.
Ajo ka treguar në Jeta në Kosovë se gjatë ditës së nesërme do të diskutohet për ndarjen e përgjegjësive institucionale, por nuk ka pranuar të tregojë më shumë për bisedimet gjatë ditës së sotme.
“Nesër në diskutim është ndarja e përgjegjësive të institucioneve publike për katër vitet e ardhshme, nuk mund të tregojë se çfarë do të kërkojmë si LDK dhe shpresoj në mirëkuptim”.
“Besoj që qysh nesër do të tregojmë se cilat janë kërkesat tona. Dua të bëjë të qartë qytetarëve të Kosovës që nuk ka sfidë që do ta parandalojë këtë koalicion”, ka deklaruar Osmani.
Më tutje ajo ka thënë se postet nuk do ta prishin këtë koalicion.
“Të dyja palët duhet të punojmë me logjikën e shëndosh dhe jo me logjikën e prishjes, për shkak se prishja e koalicionit mund të bëhet edhe pas dy jave, por kemi një logjik tjetër. Postet nuk do ta prishin këtë koalicion”.
“Ne kemi vullnet që brenda vikendit të përmbyllet dhe ka mundësi të mëdha që një gjë e tillë të ndodhë”, ka deklaruar ajo./Gazeta Sinjali/