image Vjosa Osmani thotë se do ta shfuqizojë dekretin për emërimin e djalit të deputetit Shala konsull në Pragë

Kosovë

Vjosa Osmani thotë se do ta shfuqizojë dekretin për emërimin e djalit të deputetit Shala konsull në Pragë

news image

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas emërimit të djalit të deputetit Haxhi Shala, Flakron Shala, në pozitën e konsullit të përgjithshëm në Pragë të Çekisë, duke thënë se do ta shfuqizojë dekretin e ish-presidentit Hashim Thaçi që e mundësoi këtë emërim, shkruan Gazeta Sinjali.

Emërimi i Konsullit të Përgjithshëm në Pragë dhe emërimet e tjera që po publikohen këto ditë janë bërë nga ish-Presidenti Thaçi, e jo nga unë si ushtruese e detyrës. Përkundër kërkesës sime, deri tani as edhe një dokument i vetëm nuk më është sjellë për shqyrtim, sa i përket shërbimit diplomatik, nga ana e Qeverisë”, ka shkruar Osmani.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shtuar se, Konsullata e Përgjithshme në Pragë është në kundërshtim me çdo praktikë diplomatike, sepse siç ka thënë Osmani, nuk mund të hapen Konsullata të Përgjithshme në të njëjtin qytet ku Kosova ka edhe Ambasadë.

Konsullata e Përgjithshme në Pragë dhe emërimi i Konsullit të Përgjithshëm aty, janë në kundërshtim me çdo praktikë diplomatike të vendeve demokratike. Nuk mund të hapen Konsullata të Përgjithshme në të njëjtin qytet ku kemi edhe Ambasadë. Fatkeqësisht, ky nuk është rasti i vetëm. Është praktikë e mbrapshtë, të cilën duhet ta kthejmë mbarë. Prandaj ato dekrete do të shfuqizohen”, ka shkruar Osmani./Gazeta Sinjali/