image Vjosa Osmani thërret konferencë për media, kjo është arsyeja

Politikë

Vjosa Osmani thërret konferencë për media, kjo është arsyeja

news image

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka thirrur konferencë për media lidhur me vendimet e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga presidenca, gjersa thuhet se kjo konferencë do të mbahet në ora 18:00.

“Në orën 18:00, u.d. Presidentja Vjosa Osmani do ta ketë një adresim në profilin e saj zyrtar në Facebook”, në lidhje me zhvillimet e fundit  në Komisionin Qendror Zgjedhor dhe procesin e certifikimit të kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që dje KQZ-ja nuk ka certifikuar listat e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së, dhe Nismës për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

/Gazeta Sinjali/