Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, në konferencë pas takimit me shefen e BE-së, Nataliya Apostolova, ka thënë se taksa 100 përqind do të zëvendësohet me reciprocitet, ku do të hyjë në fuqi edhe pse është temë komplekse e cila kërkon studim më të thellë.
‘’Në programin tonë qeverisës është zëvendësimi i tarifës me reciprocitet, edhe pse është temë komplekse e cila kërkon studim edhe më të thellë. Nuk është temë që prekë vetëm punën e kryeministrit të qeverisë por nënkupton bashkëpunim të sinqertë’’, është shprehur Osmani.
Gjithashtu Osmani ka thënë se çështja e reciprocitetit prek edhe 33 marrëveshjet që janë arritur me Serbinë, ku tash mbetet të shihet se çfarë pika të tjera do të trajtohen në dialog./ Gazeta Sinjali/