Kandidatja për kryeministre të Kosovës nga rradhët e LDK-së, Vjosa Osmani është takuar me Komisionerin e BE-së, Johanes Han, me të cilin, mes tjerash diskutuan për çështjen e liberalizimit të vizave.
Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se është ftuar në Bruksel për të diskutuar çështje të rëndësishme për Kosovën.
” Më vjen mirë që jam ftuar sot në Bruksel nga Komisioneri i BE-së, Johanes Han, për të diskutuar çështjet me prioritet për Kosovën, përfshirë këtu anëtarësimin në BE dhe liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”. ka shkruar Osmani.
Tutje ajo theksoi se shteti i Kosovës dhe Bashkimi Evropian po punojnë së bashku për të siguruar një rajon të qëndrueshëm./Gazeta Sinjali/