image Vjosa Osmani sot pranon zyrtarisht detyrën e presidentes, pa ceremoni

Politikë

Vjosa Osmani sot pranon zyrtarisht detyrën e presidentes, pa ceremoni

news image

Vjosa Osmani e cila është zgjedhur nga Kuvendi si presidente e vendit, sot do të pranojë zyrtarisht këtë pozitë, shkruan Gazeta Sinjali.

Mirëpo, sipas njoftimit të Presidencës, për shkak të situatës me pandeminë nuk do të organizohet një ceremoni e inagurimit.

Për shkak të situatës aktuale me pandeminë COVID-19 nuk do të organizohet një Ceremoni e Inaugurimit të Presidentes së Republikës së Kosovës. Mirëpo, do të organizohen një sërë aktivitetesh për ta shënuar pranimin e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës dhe të cilat janë përshtatur me rrethanat“, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentit.

AGJENDA e pranimit të detyrës nga Presidentja (6 PRILL 2021)

10:00Arritja e Presidentes së Repubikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu Lokacioni: Përballë Kuvendit të Republikës së Kosovës (Hyrja e parë, Sheshi Ibrahim Rugova) 
10:00 – 11:00Ceremonia e revistës së trupave të Togut Ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës 
11:00 – 11:30Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim ekipin e xhudistëve kampionë Lokacioni: Kabineti i Presidentes së Republikës së Kosovës, C-101 
11:30 – 12:00Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim nxënësit e Institutit ATOMI Lokacioni: Kabineti i Presidentes së Republikës së Kosovës, C-101 
12:45Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, e shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia, viziton Qendrën e Vaksinimit në Prishtinë Lokacioni: Salla “1 Tetori”, Prishtinë 
13:15Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, bënë homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova Lokacioni: Varri i Presidentit Ibrahim Rugova, Velani, Prishtinë
13:30Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, vendosë buqetë me lule tek Memoriali për nder të të pagjeturve të Kosovës Lokacioni: Oborri i Kuvendit të Republikës së Kosovës (Hyrja e parë, Sheshi Ibrahim Rugova)
13:40Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, vendosë buqetë me lule tek Monumenti “Heroinat” Lokacioni: Sheshi i heroinave, Prishtinë 
14:30Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”Lokacioni: Prekaz, Skenderaj 
17:00Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës,  gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe gjeneralët e FSK-sëLokacioni: Kabineti i Presidentes së Republikës së Kosovës, C-10

/Gazeta Sinjali/