image Vjosa Osmani shkon në veri, u dhuron kompjuterë nxënësve të disa shkollave

Kosovë

Vizitë/ Vjosa Osmani shkon në veri, u dhuron kompjuterë nxënësve të disa shkollave

news image

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar sot fshatrat Zhazhë, Boletin e Kelmend të Komunës së Zveçanit, Koshtovë e Vllahisë e Bistricë të Komunës së Leposaviqit, si dhe fshatin Çabër të Zubin Potokut.

Në funksion të lehtësimit të procesit të mësimit online, në emër të Kuvendit të Kosovës, kryetarja Osmani u ka dhuruar 30 kompjuterë nxënësve të shkollave “Isa Boletini”, Kadri Bistrica” dhe  “Osman  Rama”, shkruan Gazeta Sinjali.

“Zonja Osmani qasjen në arsim e ka konsideruar çështje jetike dhe ka thënë se secili nxënës i Kosovës duhet të ketë qasje në mësimin online. Me këtë donacion të Kuvendit të Kosovës prej 30 kompjuterësh, kryetarja Osmani ka thënë se do t`u ndihmojë sadopak nxënësve të kësaj ane t`i qasen mësimit online”, thuhet në komunikatën e Kuvendit.

“Kjo përveç se ndihmë për nxënësit është edhe tregues se institucioni i shtëpisë përfaqësuese të qytetarëve, pra Kuvendi i Kosovës mendon edhe për banorët e kësaj pjese të Kosovës, duke i mbështetur ata edhe në këtë mënyrë”, citohet të jetë shprehur Osmani në ceremoninë e dorëzimit të këtij donacioni. /Gazeta Sinjali/