image Vjosa Osmani shkarkon përfaqësuesin e Listës Serbe në KQZ, Nenad Rikalo

Kosovë

Vjosa Osmani shkarkon përfaqësuesin e Listës Serbe në KQZ, Nenad Rikalo

news image

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë vendim që t`ia ndërpres mandatin në Komisionin Qendror Zgjedhor, përfaqësuesit të Listës Serbe, Nenad Rikalo.

Sipas një komunikate të lëshuar ZPRK, ky vendim është marr pasi që Rikalo, ka marrë pozitë të lartë në të ashtuquajturën “Zyre për Kosovën”, nga Qeveria e Serbisë, raporton Gazeta Sinjali.

“Në mbështetje të nenit 90 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L – 094 për Presidentin e Republikës së Kosovës (GZ, Nr. 47, 25 janar 2009), nenit 61 (paragrafi 5, pikat a dhe d) të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës (GZ, Nr. 31, 15 qershor 2008), nenit 3 (paragrafi 4) të Rregullores (P) Nr. 02/2016 për strukturën organizative të Presidencës (08.09.2016), si dhe duke marrë parasysh shkresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të pranuar në Zyrën e Presidentit më 20.11.2020 (Nr. Prot.: 1240)” nxjerr: Vendim: 1. Z. Nenad Rikalo, i ndërpritet mandati si Anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. 2. Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit“, thuhet në vendim./Gazeta Sinjali/