image Vjosa Osmani shërohet nga COVID-19, kthehet në presidencë

Kosovë

Vjosa Osmani shërohet nga COVID-19, kthehet në presidencë

news image

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani është shëruar nga COVID-19 dhe është kthyer në punë, raporton Gazeta Sinjali.

Osmani ka njoftuar vet për rikthimin në punë duke kërkuar që të respektohen masat antiCOVID-19.

“Jam rikthyer në zyre pas një izolimi dyjavor për shkak të virusit Covid-19. Kam bërë thirrje gjithnjë, e tani pas eksperiencës time dhe të familjes time me virusin, ju lutem sërish që të bëni kujdes të shtuar e të vazhdueshëm. Tashmë virusi është çdo ku”, ka thënë ajo.

Postimi i plotë i saj:

Jam rikthyer në zyre pas një izolimi dyjavor për shkak të virusit Covid-19. Kam bërë thirrje gjithnjë, e tani pas eksperiencës time dhe të familjes time me virusin, ju lutem sërish që të bëni kujdes të shtuar e të vazhdueshëm. Tashmë virusi është çdo ku.

Ne ishim me fat ta luftojmë virusin me sukses, por, fatkeqësisht, ky nuk është fati i të gjithëve.Covid-19 ka lënë shume familje pa më të dashurit e tyre, i ka rrëmbyer ata padrejtësisht pa pasur mundësinë për të dhënë përshëndetjet e fundit.

Derisa bashkëndjejmë me ata që janë goditur më së shumti, inkurajojmë ata që janë në vijën e parë të frontit me virusin, e nderojmë kujtimin e atyre që nuk janë më në mesin tonë, ky fund vit le të na shërbejë për të reflektuar mbi atë se çfarë çmojmë më së shumti në jetë, çka na bashkon, dhe çka na jep motiv të dalim triumfues ndaj këtij armiku të përbashkët.

Të vlerësojmë e të jemi falënderues për njerëzit që janë në jetët tona, e mënyra më e mirë për t’u dëshmuar dashurinë e respektin në këto kohë është duke mbajtur distancën, pastruar duart, e duke mbajtur maskën. Të gëzojmë bekimet tona duke treguar kujdes.

Duke u kujdesur për veten, kujdesemi edhe për të tjerët.

/Gazeta Sinjali/