image Vjosa Osmani reagon për njohjen nga Xhamajka, falënderon edhe kongresistin amerikan

Kosovë

Postim/ Vjosa Osmani reagon për njohjen nga Xhamajka, falënderon edhe kongresistin amerikan

news image

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, ka falënderuar kryeministrin e Xhamajkës, Andrew Holness, kryetarin e Kuvendit të Xhamajkës, Pearnel Charles dhe kongresistin amerikan Eliot Engel.

“Faleminderit kryeministrit Holness, kryetarit të Kuvendit Charles, për njohjen e Kosovës. Pa dyshuar aspak, vendimi i juaj është vendim i duhur”, shkruan Osmani.

Gjithashtu ajo nuk ka lënë pa e përmendur edhe kongresistin amerikan dhe mikun e Kosovës, Eliot Engel.

“Zoti i bekoftë dy shtetet tona”, ka shkruar Osmani./ Gazeta Sinjali/