Vjosa Osmani Sadriu është zgjedhur Presidente e Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Osmani u zgjodh presidente në rundin e tretë me 71 vota për. Të pavlefshme ishin 11 vota.
Në votim morën pjesë 82 deputetë.
Në këtë rund u deshën 61 vota pro e në kutinë e votimit 80 vota.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca, konstatoi se Kuvendi i Kosovës zgjodhi presidente Vjosa Osmanin. /Gazeta Sinjali/