Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, po deklaron se taksa 100% ndaj Serbisë, nuk i mbron kufijtë e Kosovës, sepse sipas saj tashmë i mbron Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.
Ajo ka thënë këtë arsyetim lidhur me arsyen se përse duhet të hiqet taksa ndaj Serbisë.
“Sot tarifa nuk na mbron nga diskutimet për kufijtë. Është Qeveria dhe Kuvendi që nuk lejojnë diskutimet për kufijtë. Jemi ne që nuk do t’i lejojmë këto tema. Nuk na mbron më tarifa”, tha Kryetarja e Kuvendit për televizionin publik të Kosovës.
Ajo ndër të tjera tha se kur Qeveria Haradinaj e kishte vendosur taksën ajo ishte një masë mbrojtëse për idenë e ndryshimit të kufijve në dialog me Serbinë./Gazeta Sinjali/