image Vjosa Osmani përmend dy poste që do t'i dëshironte në Qeverinë Kurti

Kosovë

Deklarim/ Vjosa Osmani përmend dy poste që do t’i dëshironte në Qeverinë Kurti

news image

Vjosa Osmani që ishte kandidate e LDK-së për kryeministre të Kosovës, ka folur për postin e saj në qeverinë e ardhshme si dhe për ndarjen e posteve mes LDK-së dhe VV-së.

Osmani ka thënë fillimisht se dy partitë politike nuk janë duke funksionuar vetëm për marrjen e posteve. Kur është pyetur se në cilin post do të kontribuonte më shumë, ajo ka përmendur dy poste.

“Do të jepja më shumë kontribut si kryetare e Kuvendit dhe në politikën e jashtme, megjithatë ende s’kemi diskutuar për këtë”, ajo.

Më tutje ajo ka thënë se VV nuk i ka postet në dorë ende që mund të vendosë se çfarë t’i ofrojë LDK-së.

“Nuk ka rëndësi çfarë marr. Ju po propozoni se VV i ka të gjitha postet dhe vetëm çfarë do t’i ofrojë LDK-së, në fakt VV nuk e ka asnjë post”, ka deklaruar Osmani në Klanin e Shqipërisë.

Ajo më tutje ka thënë nuk e ka marr ende vendim se çfarë posti do të fitojë në qeverinë e ardhshme.

“Unë personalisht akoma nuk kam vendosur, do të jetë vendim i imi së bashku me partinë, nuk e besoj që kryeministri do të përzihet se çfarë poste do të zgjedh. Ne kemi një pajtueshmëri që mos të funksionojmë me një logjik vetëm për poste dhe emërime”, ka deklaruar Osmani./Gazeta Sinjali/